Ushtria jonë popullore, e cila i takonte një vendi të varfër dhe rreckosur në kulm, ishte gjithnjë e uritur. Nëse do të kishte njohur luftë ndonjëherë, do ishte shpatalluar vetëm me ushqimin minimal që do t'i hidhte kundërshtari. Në dokumentacionin e kohës së komunizmit, vjedhjet e ushqimit raportohen si ndër më problematiket. Ushtari i uritur i socializmit, qëllimin më të lartë kishte sigurimin e ushqimit. Informacionet e llojit bashkëlidhur janë me mijëra.