Delegatët e klasës punëtore e kishin zakon që kur venin në aktivitete të partisë t'i mbushnin xhaketat sovjetike me teneqe të presidiumit. Aviteshin te shokët fotografë të dilnin më në pah dhe konkurronin njëri-tjetrin se kush duhej të dukej sa më shumë. Edhe një cigare shkonte në këto raste.