“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 30 prillit 1938, në faqen n°2, shkrimin e gazetës amerikane “New York Herald” në lidhje me dëshirën e mbretit Zog për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjatë kësaj vizite të takohet me presidentin Roosevelt.
Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë në vijim, shkrimin e plotë:
“Shqipëri
Pas dasmës së mbretit Zogu I
New York Herald sjell lajmin nga Durrësi:
Mbreti Zog I dhe Mbretëresha Geraldinë ndoshta do të bëjnë muajin e mjaltit në Shtetet e Bashkuara. Mbreti ka deklaruar se dëshiron prej kohësh të shkojë në Amerikë dhe se, po ashtu, do të donte shumë që të takojë presidentin Roosevelt.
Mbreti dhe Mbretëresha u larguan në fund të ditës në makinën e dhuruar nga kancelari Hitler, dhe bënë një shëtitje të gjatë. Mbretëresha Geraldinë po e ngiste.
Nga ana tjetër, njoftohet nga Tirana se princi Mehmed Abid, kunati i sovranit dhe i ngarkuari me punë në Paris, do të marrë postin e tij brenda pak ditësh.
Së fundi, midis dhuratave që u dhanë sovranëve shqiptarë me rastin e martesës së tyre, vumë re ato të qeverisë franceze: një shërbim tavoline prej tetë pjesësh me garnitura dhe njërin mbi të gjitha prej porcelani të Sèvres (Sevrës), si dhe një pasqyrë për mbretëreshën”./Aurenc Bebja, Francë/darsiani.com/