Rrethimi i Spartës dhe vdekja e mbretit Pirro

Premte, 11 May 2018 13:59

Nga fundi i shek IV dhe fillimi i shek III para Krishtit, Sparta i kishte lënë pas ditët e lavdisë dhe pesha politiko-ushtarake ishte vendosur në zona të tjera të Greqisë. As në Athinë, as në Tebë, por as edhe në Maqedoni që pas vdekjes së Aleksandrit, Sparta jo vetëm që ra, por edhe u shpërbë në shumë pjesë që iu dha gjeneralëve. Pushteti i vërtetë u vendos në Epir, një rajon në pjesën verilindore të Greqisë dhe që sot është Shqipëria: vendlindja e Olimpias, nënës së Aleksandrit, që në ato momente jetonte nën shkëlqimin e mbretërisë së Pirros. Ky monark njihet mbi të gjitha për përballjen me një tjetër fuqi, Republikën e Romës ndaj së cilës ndërmori një fushatë në vetë gadishullin italik, falë edhe gjenialitetit të tij ushtarak. Pirroja ishte një nga tre gjeneralët e mëdhenj të lashtësisë, sipas mendimit të Hanibalit. Në vitin 281 para Krishtit grekët e Tarentos i kërkuan ndihmë Pirros, përballë shtrirjes romake mbi Greqinë e Madhe ( jugu i këtij gadishulli dhe Siçilia). Ai iu përgjigj me një ushtri prej 20 000 këmbësorësh, 3000  kalorësish dhe me dhjetëra elefantë.

2.jpg

Pavarësisht inferioritetit numerik, arriti një fitore me triunfin e betejës së Herakleas, edhe pse me shumë humbje. Për këtë ofroi një pakt të arsyeshëm me armikun që ky i fundit e refuzoi, sepse pak më vonë do të firmoste paqen me etruskët dhe do të merrte përforcime. Pirroja u gjend në disavantazh, por përsëri në luftime. Ndodhi në Asculum, ku edhe këtu pati humbje të mëdha dhe ku la pas një frazë të njohur: “Një tjetër fitore si kjo dhe do të mposhtem!”, apo edhe shprehjen “fitore si e Pirros”, që i referohet asaj që vjen me humbje të mëdha.

Megjithatë firmosi një armëpushim, gjatë të cilit hyri në Siçili për të ndihmuar qytetarët helenë kundër pushtimit kartagjenas. Gjërat nuk shkuan mirë dhe u mund në përpjekjen për të marrë Lilibean dhe vetë grekët përfunduan duke e mohuar, paradoksalisht ata që u strehuan, ngritën armët kundër tij. Në vitin 276 u kthye në Itali për të ndërmarrë një fushatë kundër Romës. Nuk do të ishte e lehtë, sepse flota kartagjenase i mbyti një pjesë të mirë të flotës së tij gjatë udhëtimit dhe ushtria e tij nuk ishte e përbërë më nga epiriotë, por nga mercenarë dhe më pak të besueshëm.

3.jpg

Beteja finale me romakët ndodhi në Beneventum, vitin pasardhës dhe ai pësoi shumë humbje, sepse trupat e tij ishin të sfilitur, ndërsa dhe elefantët i dolën nga kontrolli duke hapur panik edhe brenda vetë radhëve të tij. Pa ushtarë dhe pa përforcime, Pirro u detyrua të hiqte dorë dhe të kthehej në Epir në vitin 274 p.k. Ky ishte fundi i ëndrrës për të pushtuar Romën.

Megjithatë, vende të tjera po e prisnin. Kur e mori veten u hodh kundër Antigonit II Gonatas, i Maqedonisë, në një operacion ndëshkimi pse ai refuzoi t’i dërgonte trupa përforcimi në Itali. Inkursioni ishte kaq i madh sa qytetet dorëzoheshin pa bërë rezistencë, kështu që ndërroi planet dhe vendosi ta zotëronte vendin, duke e shpallur veten mbret. Ishte hera e dytë që e bënte. Kur ishte 23 vjeç përfitoi nga paqëndrueshmëria e fronit maqedonas për shkak të luftërave për vazhdimësi pushteti, kishte mundur Demetrio Poliorcetesin për t’u kurorëzuar ai së bashku me aleatin e tij Lisimac-un. Ishte një periudhë që nuk zgjati, 7 muaj, sepse maqedonasit preferonin bashkëpatriotin e tij dhe iu desh të ikte.

 

4.jpg

Tani kishte mundësinë të hakmerrej. Duke qënë sovrani i Maqedonisë dhe një pjese të Thesalisë, si dhe i vetë mbretërisë së tij epirote, mori një kërkesë për ndihmë në vitin 272 p.k. Këtë herë vinte nga Kleonimo, një princ spartan që shërbente në ushtrinë e tij dhe që kërkonte të drejtën e fronit për këtë qytet, pasi ishte marrë nga nipi i tij Areo, djali i të cilit, Acrotato kishte joshur gruan e tij Quilonis. Të paktën këtë tregon Plutarku. Pirroja pranoi dhe mblodhi një ushtri të ngjashme me atë që përdori kundër Romës: 25 000 këmbësorë, 2000 kalorës dhe 24 elefantë. Sigurisht kishte planet e veta. Të vendoste Kleonimin në fronin spartan, por si një kukull, pasi të kishte pushtuar të gjithë Peloponezin, dhe të kishte në këtë mënyrë një aleat kundër një përpjekjeje të mundshme të Antígono II Gónatas, për të marrë fronin maqedonas.

Pirros po i paraqitej një shans i artë, sepse pjesa më e madhe e trupave spartane mungonin, po luftonin në Kretë në ndihmë të gortinos nën udhëheqjen e Areosit, kështu që avancoi pa asnjë pengesë përmes gjirit të Korintit, i ndihmuar nga Liga Etolia, ndërkohë që merrte propozime për aleanca nga disa qytete peloponeziane, si Elide dhe Megalopolis, që kërkonin shkatërrimin e Spartës. Fushata zuri në befasi ambasadorët lacedemonios, të cilëve Pirroja u kishte premtuar që vetëm sa do t’i çlironte qytetet, që ende ishin nën pushtetin e Antigonit. Atyre u ofroi në këmbim miqësi dhe u dërgoi njerëz për t’u mësuar ligjet e Licurgos. Sparta dukej si një trofe i lehtë, me pak njerëz në mbrojtje dhe për këtë arsye, Kleonimi nxiti Pirron të sulmojë natën.

Megjithatë epirioti nuk donte të rrezikonte duke patur mercenarë që mund t’i dilnin jashtë kontrolli gjatë natës dhe vendosi të priste. Ndërkohë ish mbretëresha spartane Araquidamia nuk pranoi t’i bindej urdhrit të dhënë nga Gerusia (këshilli i formuar nga 28 pleq, që kishte funksione legjistlative) për evakuim dhe të gjitha gratë, ndihmuan burrat për të luftuar pushtuesit.

Si linjë mbrojtjeje ishte hapur një gropë prej 2 metrash thellësi, 3 gjerësi dhe 2400 m gjatësi për të mos lejuar elefantët të afroheshin. I kërkuan ndihmë Antigonit dhe u lajmërua mbreti Areo që të kthehej. Garnizoni numëronte 2 milionë efektivë, pjesa më e madhe përforcime të Argosit dhe të Mesinës, përballë forcës së Pirros. Mbretëresha Quilonis njoftoi publikisht se do të vriste veten, para se të kthehej me burrin e saj. Në të gdhirë forcat e Pirros nisën sulmin që u ndalua nga gropa e hapur. Duke u përpjekur që ta rrethonte, Pirroja zbuloi se nuk e mbulonte të gjithë perimetrin,  por hapësirat ishin mbuluar me karro.

Galët arritën të hiqnin disa dhe të hapnin shtigje, por Acrótato, djali i Areos, që kishte komandën dërgoi një kontingjent të vogël prej 300 burrash kundër prapavijës së armikut, që duke përfituar nga terreni, mundën t’u afroheshin pa u parë dhe të mbillnin konfuzion, duke ndërprerë në këtë mënyrë një sulm të galëve. Atë natë, Pirroja ëndërroi se i vinte flakën Spartës me flakë të hedhura nga ai vetë. Orakujt e interpretuan se ishte një ogur i fitores, por miku i tij Lisimaku e paralajmëroi me kuptimin e kundërt; tradita e kërkonte të shmangeshin vendet ku godiste një flakë, kështu që Sparta nuk do të binte kurrë.

 

5.jpg

Por mbreti preferoi t’ua vinte veshin të tjerëve dhe i vuri trupat për një sulm tjetër në mëngjes duke urdhëruar mbushjen e gropave me dhé, si dhe kufoma të armiqve. Spartanët bënë sa mundën për ta ndalur, kështu që Pirroja u vu vetë në krye të një kalorësie, që i shtyu mbrojtësit deri tek muret, por që i kushtoi pothuaj jetën kur ia vranë kalin dhe u detyrua të tërhiqej nën një shi shigjetash. Pushtimi i qytetit ishte pothuaj i realizuar, por duke pasur parasysh numrin e kufizuar të ushtarëve të tij, u përpoq të bënte një pakt me mbrojtësit, për një kapitullim të ndershëm. Megjithatë nuk mundi, sepse u dërguan trupa nga Antigoni që prej Korintit nën udhëheqjen e Aminias, një ish pirat dhe mercenar.

Pak më vonë Sparta mori frymë kur u shfaq Areo me 2000 ushtarë. Pirroja nisi një sulm tjetër, por po fillonte të humbte, kështu që e kuptoi se shansi i kishte ikur nga dora, ngriti rrethimin dhe u tërhoq. Plani i tij ishte të dimëronte në Laconia duke e lënë Spartën pa furnizime, por në këtë kohë mori një ofertë; këtë herë nga Argosi, një njoftim i Aristeas që kërkonte shërbimet e tij. Pirroja shkoi deri në Argolida duke u përpjekur të merrte qytetin, por udhëtimi ishte një ferr; spartanët sulmonin kolonën  e tij me prita dhe sulme duke e zvogëluar pak e nga pak. Duke parë rrezikun e shpërbërjes së ushtrisë së tij, Pirroja vuri në komandë të prapavijës djalin e tij të madh, Ptolemeun, i cili u përball me momente delikate; u përpoq të mbante armikun, ndërkohë që ushtria kalonte ngushticën për të dalë nga Laconia.

Një trupë elitë spartane, e udhëhequr nga Evaclo i mposhti, duke vrarë Ptolemeun dhe duke i shkatërruar ata. Pirroja dërgoi kalorësinë e mollosëve dhe u dha fund spartanëve duke vrarë me duart e tij Evaclon, dhe duke shpëtuar kështu ushtrinë e vet. Hyri në Argos në krye të trupave dhe luftoi me ushtarët e Arístipos dhe aleatët e tij; si maqedonasit e Antigonit ashtu edhe me spartanët e Areosit. Në mesin e kaosit të natës, Pirroja u izolua në një lagje dhe i kërkoi ndihmë djalit tjetër, Helenit që ishte në krye të pjesës tjetër të ushtrisë. Komunikimi ishte i vështirë në ato kohë; Heleni duhej të hapte një shteg në mur për të shpërqendruar armikun dhe të lejonte tërheqjen e të atit, por i keqkuptoi instruksionet dhe ajo që bëri ishte të hynte në qytet nga i njëjti vend nga ku po arratisej Pirroja. Duke u ngatërruar mes njerëzve, armaturave, armëve, rënia e një elefanti përballë portës ngushtoi kalimin. Ndërkohë që përpiqej të vinte rregull, Pirroja u godit nga një shigjetë në gjoks. Sipas Pausanias, mbreti u rrotullua për të vrarë ushtarin që e goditi dhe nëna e këtij të fundit e goditi me një tjegull duke e rrëzuar nga kali, në këtë mënyrë njëri prej maqedonasve, i quajtur Zopiro përfitoi nga rasti, për ta vrarë dhe për t’ia prerë kokën. Ia dërguan Antigonit që i neveritur urdhëroi ta varrosnin kundërshtarin me nder në tempullin Demeter. Me vdekjen e Pirros merr fund periudha e dominimit epiriot në favor të rilindjes maqedonase, sidomos kur aleatët, Antigoni dhe Areosi përfunduan përballë njëri-tjetrit në betejën e ngushticës së Korintit (265 p.k) dhe Sparta humbi fuqinë e saj për dekada.

Burimi: https://www.labrujulaverde.com/2018/04/el-asedio-de-esparta-y-la-muerte-del-rey-pirro /

Bota.al

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 15:02
Login to post comments