Nga Kastriot Dervishi
Atë Lek Lulashi ishte ndër të paktë klerikë që simpatizonte hapur Mbretit Zog, ndërsa gjatë luftës e shfaqi haptazi qëndrimin e tij tejet të vërtetë se komunizmi ishte i keq për Shqipërinë. Për këtë arsye, komunistët vendosën ta vrasin e më pas këtë ngjarje ta interpretonin sipas dëshirës së tyre. At Leka udhëtoi nga Kastrati i Malësisë së Madhe në Tropojë për të marrë pjesë në një mbledhje të forcave politike. Më 16 korrik 1944 ai u ekzekutua nga partizanët e batalionit "Perlat Rexhepi" në Tropojë së bashku me shoqëruesin e tij. Iu grabit çdo gjë kishte me vete. Kufoma iu dogj dhe iu bë pluhur. Komunistët krenoheshin me këtë ngjarje, por faktin e djegies së kufomës e bënë të ditur shumë vite më pas.