Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, është e njohur për avokatinë e saj kundër ligjit të lustracionit kur në emër të Komitetit Shqiptar të Helsikit kërkoi që të mos prekeshin persekutorët e komunizmit nga ushtrimi i funksioneve shtetërore. Sot, zj.Hysi drejton një nënkomision për të drejtat e njeriut, i cili merret edhe me çështjen e të zhdukurve (lexo vrarë) prej komunistëve. Meqë ky komision do zhvillojë seanca dëgjimore me karakter teatral, mirë është që publiku është të dijë faktin se bashkëshorti i zonjës Hysi ka qenë komisar poste kufiri në kohën kur kufijtë ishin kthyer në vende vrasjesh.