Nga Kastriot Dervishi
Në fund të korrikut 1973 u dha dënimi për grupin e fundit të protagonistëve të revoltës së Spaçit.
Gjykata Popullore e Rrethit të Mirditës e përbërë nga Filip Lako, me ndihmësgjyqtarë Pjetër Nikolli dhe Nikoll Gjoni, në praninë e prokurorit Zef Deda vendimin nr.39, datë 25.7.1973, gjykata dha këto dënime me burgim, konfiskim pasurie e heqje të së drejtës zgjedhore:
Me 16 vjet: Xhemal Bali
Me 15 vjet: Gjeto Kadeli, Sotiraq Simaku
Me 13 vjet: Bardhyl Fejzullari
Me 12 vjet: Ferit Avdullari, Hysen Xhani
Me 15 vjet: Napolon Koleci
Në këtë grup është edhe Ferit Abdullari nga Lini i Pogradecit. I dënuar disa herë nga regjimi komunist, ai doli nga burgu më 1.9.1988 dhe përfundoi në azilin e plqeve në Kavajë.