Nga Kastriot Dervishi
Kjo është skema e përgjithshme e kampit të Spaçit, i njohur zyrtarisht si "Reparti i Riedukimit nr.303", në një skicë të vitit 1985. Për t'u sqaruar për ata që nuk e dinë duhet thënë se në fillim të viteve 80', të dënuarit politikë janë hequr nga fjetina kryesore dhe janë çuar në disa baraka që sot nuk ekzistojnë dhe të dënuarit ordinerë janë çuar në godinë kryesore, aty ku në vitin 1973 është bërë revolta e Spaçit. Më konkretisht këto ndryshime shihen në skicën bashkëlidhur e cila i takon historikut të objektit, por që pak njihet në opinion. Ky ndryshim i fillimit të viteve '80 ka përforcuar pozitën e të dënuarve ordinerë dhe ka keqësuar jetesën e të dënuarve politike, të cilët janë përqendruar në 11 baraka. Sot nuk ekziston asgjë nga 11 baraket për të cilat duhet të kujtohej diçka.