Nga Kastriot Dervishi
Cilët ishin drejtuesit e kampit të punës së detyruar të Qafë Barit në kohën e revoltës? Si më poshtë:
-Novruz Naska nga Zabërzani i Skraparit ishte arsimtar. Kishte mbaruar institutin pedagogjik 2-vjeçar për biologji-kimi, por nuk e ushtroi kurrë këtë profesion. Filloi shërbimin në Gardë, e në vitin 1965. Në sistemin e kampeve e burgjeve hyn në vitin 1973 si komisar në kampin nr.315 Fishtë. Naska ishte në 1982-1984 komisar në Qaf Bari. Për t’u shënuar është fakti se në vitet 1984-1991 ai ishte komandant i burgut më të rëndësishëm të Shqipërisë, atij nr.313.
-Riza Musallari nga Bicaj i Kukësit, me profesion bujk e 4 klasë fillore vinte nga një karrierë kryesisht në forcat kufirit. Në vitin 1979 hyri në sistemin e kampeve e burgjeve dhe në vitet 1982-1985 ishte komandant i kampit të Qafë Barit.
-Punëtor operativ i Sigurimit ishte Miti Kurici, ndërsa komandant i togës së policisë Edmond Caja.