1944/Mareshali Tito në kongresin e Përmetit

Premte, 25 May 2018 10:01
Salla e kongresit të Përmetit, 24-28 maj 1944 Salla e kongresit të Përmetit, 24-28 maj 1944

 

Nga Kastriot Dervishi

Jugosllavia e Titos nuk bënte pjesë te aleatët e mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore. Në atë kohë mund të përligjej vendosja e flamujve të shteteve aleate, por vendosja vend e pa vend e fotove të Titos, flamurit jugosllav, etj, tregon vetëm varësinë ndaj tyre. Po ashtu, krahas telegrameve për udhëheqësit e mëdhenj aleatë, kongresi i dërgoi një telegram të posaçëm mareshallit Tito. Kjo është një foto origjinale e kongresit të Përmetit, e paretushuar. Në krah të majtë të sallës lexohet parulla: “Rroftë lufta nacionalçlirimtare e popujve të Jugosllavisë dhe udhëheqësi i saj, mareshali Tito”. Fotogtrafia është zhdukur nga qarkullimi dhe asnjëherë nuk u përfshi në ndonjë libër apo album pas vitit 1948. Falë "miqësisë së madhe" të viteve 1944-1948 u botua vetëm një herë, pikërisht atëherë kur mareshali Tito quhej "miku më i madh i popullit shqiptar" dhe kur At Gjergj Fishta apo Mbret Zog cilësoheshin "shovinistë shqiptarë". Kjo foto nuk gjendet në asnjë arkiv të Shqipërisë. I takon bibliotekave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...