×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Komunizmi i Shqipërisë nuk ka nevojë të tregohet me imitime

Hënë, 28 May 2018 18:00
Flamuri gjerman dhe ai rumun në revoltat e vitit 1989 dhe imitimi i flamurit pa yll në përkujtim të revoltës së Spaçit në vitin 2018 Flamuri gjerman dhe ai rumun në revoltat e vitit 1989 dhe imitimi i flamurit pa yll në përkujtim të revoltës së Spaçit në vitin 2018

 

Nga Kastriot Dervishi

Vetëm pak ditë më parë u përkujtua revolta e Spaçit. Për herë të parë, organizatorët kishin vendosur një flamur kombëtar në të cilin kishin grisur vendin ku qëndronte ylli i kuq komunist. kjo simbolikë ishte paraqitur për të treguar se në këtë formë ishte ngritur edhe flamuri shqiptar në revoltën e Spaçit të vitit 1973. Rasti në fjalë si metodologji ishte kopjuar nga ngjarjet antikomuniste në Rumani dhe Republikën Demokratike Gjermane. Në revoltat e nëntor-dhjetorit 1989 në Berlin e më pas në Rumani, qytetarët kishin si simbol të veprimeve të tyre grisjen e pjesës komuniste të flamujve përkatës. Në rastin e Shqipërisë, në vitin 1973 nuk kemi pasur ndonjë flamur të grisur pasi flamuri u përgatit nga e para brenda disa orëve dhe u vendos atje. Simbolikisht, kopjimet e këtij lloji, sipas modeleve të vendeve të tjera, nuk janë gjë tjetër veçse kopjime të trasha që nuk shkojnë me asnjë realitet shqiptar. Komunizmi i Shqipërisë as ka të krahasuar me komunizmin e Republikës Demokratike Gjermane si në formë e ashtu në përmbajtje. Referime apo kopjime të këtij lloji, që shihen edhe në raste të tjera, veçse largojnë të vërtetën dhe e bëjnë atë edhe më të pabesueshme.  

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 18:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...