Nga Kastriot Dervishi
Në vitin 1932 u vendos në Kukës një bust i Mbretit Zog në kuadër të 20-vjetorit të vetëqeverimit. Ishte ndër të paktat buste në Shqipëri. E veçanta e vendosjes së tij është se nga pas kishte një sfond monumental që e bënin një vepër të rrallë. Pas pushtimit fashist të 7 prillit 1939, në vend të bustit të Mbretit Zog u vendos busti i Skënderbeut. Ky qëndroi më shumë vite, por pas përmbysjes së qytetit të vjetër të Kukësit, busti u zhvendos, ndërsa piedestali ka mbetur aty ku ishte. Sa herë që thahet liqeni i Fierzës, piedestali i vjetër del në sipërfaqe. Mund të ishte interesante që ky piedestal i vjetër të zhvendosej në kohë të përshtatshme nga Bashkia e Kukësit. 55news.al