×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Arrestohen vetëm ish deputetët, aktualët vazhdojnë të vjedhin rehat

Hënë, 22 October 2018 15:12

Në Shqipëri me dy vendime të veçanta të Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë arrestuar pasditen e së dielës dy ish deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Çuko, ish drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka përfunduar në pranga nën dyshimet për korrupsion. Ai ishte shkarkuar nga detyra më 3 shtator të këtij viti “për keqmenaxhim të patolerueshëm dhe dyshime të forta për korrupsion” siç shpjegoi ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila kishte bërë dhe propozimin për shkarkimin e tij.

Pak pas arrestimit të ish deputetit socialist, u njoftua se të njejtin fat kishte patur dhe ish kolegu i tij Arben Ndoka. Ky i fundit u arrestua së bashku me të vëllanë dhe një grup personash të tjerë, pasi dyshohen , sipas njoftimit të policisë “për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash. Hetimi disa mujor – shpjegon më tej njoftimi - ka mbledhur prova se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave”.

Pas arrestimit të dy ish-deputetëve socialistë, si dhe ndalimit të disa zyrtarëve të institucioneve publike, Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar të PS-së.

Para të tijve Rama ka qenë tepër i ashpër duke folur për të korruptuarit dhe ata që kanë dështuar në drejtimin e këtyre institucioneve.

‘Kemi ca drejtore legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim’,-mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist..

Në fakt Rama është thjesht shefi i tyre dhe që i urdhëron. Këto fjalë i tha sa për të larë gojën dhe për ti bërë kurban ‘të larguarit’, duke mbrojtur kështu ata deputetë të inkriminuar që janë ende duke qeverisur vendin me kryetarin në krye.

Modifikuar më Hënë, 22 October 2018 15:22
Login to post comments