OKB: 5 000 miliardë qese plastike në vit, bota e sëmurë nga konsumi

Tuesday, 05 June 2018 16:07

Rreth 5 000 miliardë qese plastike konsumohen çdo vit në botë dhe vetëm një pjesë e vogël është e riciklueshme, konfirmoi sot OKB në një raport që shfaq një sfidë të një shkalle dekurajuese.

Në këtë dokument të publikuar me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, OKB-ja zbulon se nëse mënyrat e konsumit aktual dhe praktikave të menaxhimit të mbetjeve vazhdojnë do të numërohen rreth 12 miliardë tonë mbetje plastike në koshat e mbetjeve dhe mjedis deri në 2050.

“Shkalla e sfidës është dekurajuese”, theksoi OKB.

“Që prej viteve 1950, prodhimi i plastikës ka tejkaluar atë të pothuajse të gjitha materialeve të tjera”, shtoi ajo, raporton ata.

“Oqeanet tona janë përdorur si një kosh, gjë që shkakton asfiksi të jetës detare dhe transformon disa zona detare në supë plastike”, deklaron në raport shefi i OKB-së për Mjedisin, Erik Solheim.

“Në disa qytete, mbetjet plastike bllokojnë kanalizimet duke shkaktuar sëmundje”, shtoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...