Kanadaja, vendi i parë i G7 drejt legalizimit të marijuanës

E mërkurë, 06 June 2018 11:02

Kanadaja, mund të bëhet vendi i  parë anëtar i G7-s që legalizon marijuanën, duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e gjithë botës. Më parë përdorimi i hashashit ka qenë lejuar për arsye mjekësore, por tani pritet legalizimi i plotë i tij.

Të enjten, Kanadaja përfundon në lupën e komunitetit ndërkombëtar, kur përmes votës në Senat pritet me shumë gjasë të ratifikojë atë që njihet si “Projektligji C-45”, shkruan “The Guardian”.

“Për pak kohë do të jetë pak si eksperiencë filmash fantastiko-shkencor”, shprehet Benedikt Fischer, një ekspert i efekteve të kësaj substance në spitalin më të madh psikiatrik të Torontos.

“Është unike në botë, sepse po ndodh për herë të parë në një shtet të pasur. Nuk është si në Amerikë, ku ka pasur eksperimente në nivel shtetëror. Shumica e njerëzve e injorojnë Uruguajin, ndaj bota pret me kërshëri të shohë se ç’do të ndodhë në Kanada”, shton Fischer.

Qeveritë, studiuesit dhe udhëheqësit e biznesit anembanë globit kanë arsyet e tyre për ta ndjekur me vëmendje këtë zhvillim. Legalizimi mund të prekë të ashtuquajturat modele të krimit, shëndetësisë e faktorë të tjerë të panumërt, por askush nuk e di me saktësi sesi do të ndodhë kjo.

Një çështje delikate për autoritetet kanadeze është të përcaktohet se çfarë çmimi do të jetë mjaftueshëm i ulët për të çrrënjosur shitjet e paligjshme, por jo aq të ulëta sa për të tërhequr përdorues të rinj.

Ministri kanadez i Financave, Bill Morneau e ka bërë të qartë se qëllimi është që kanabisi të mbahet larg duarve të fëmijëve dhe tregut të zi, që do të thotë t’i mbash taksat aq ulët, sa praktikisht t’i qërosh kriminelet nga sistemi.

Kur vjen fjala te lehtësimi i ligjeve mbi kanabisin, shumë vende i kanë të qarta prioritetet, të cilat nisin që nga gjenerimi i të ardhurave e deri te shkurajimi i karteve të drogës. Kanadaja e vendos theksin te shëndeti publik: kanabisi do të shitet në paketime të thjeshta me shënime paralajmëruese për shëndetin, e do të gjendet zakonisht në dyqane shtetërore të pijeve alkolike.

2840

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 11:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...