Koment: Pyetje për Dr. Merkel

E Enjte, 07 June 2018 08:52

Kancelarja iu përgjigj për herë të parë pyetjeve të deputetëve të Bundestagut. Dhe u përgjigj tepër e qetë, duke nxjerrë në pah përvojën, e sigurtë në fakte. Pse e kishte kundërshtuar ajo më parë këtë? pyet Jens Thurau

Dikur, para ca kohe, në një nga mbledhjet e grupit parlamentar unionist Angela Merkel thuhet se e shprehu dakordimin e saj. "Nëse duhet patjetër, atëherë le ta bëjmë". Shumë parlamentarë të të gjitha grupeve parlamentare kishte kohë që kishin kërkuar që t'i zëvendësonin pyetjet e thata ndaj qeverisë prej përfaqësuesve të popullit, gjithmonë të mërkurave në çdo javë seancash parlamentare, me një spektakël të vërtetë me kryetaren e pranishme të qeverisë. Të paktën tri herë në vit. Sepse deri tani, me vite të tëra, përgjigje për pyetjet e komplikuara kanë dhënë sekretarët e shtetit nga ministritë.
Por në vizitat në botën e jashtme, si për shembull në Britaninë e Madhe dhe në Spanjë deputetët e Bundestagut patën përjetuar sa të gjalla mund të jenë orët e pyetjeve me kryetarët e qeverisë. Dhe tani, pas premierës në Gjermani mund të thuash: ata kishin të drejtë, ia vlejti.
Sulme që humbisnin fuqinë të AfD-së
Ia vlejti edhe për Angela Merkelin. Pse druhej kancelarja nga kjo marrje në pyetje? E sigurt në fakte dhe pa iu dredhur qerpiku iu përgjigj ajo pyetjeve për raportin me Rusinë, për Donald Trumpin, për Kinën, për skandalin me Zyrën Federale për Refugjatët. Dhe natyrisht, kjo është bërë tashmë e zakonshme në Bundestag, populistët e djathtë të Alternativës për Gjermaninë shkumëzuan dhe provokuan pa fund. Merkeli ka shkaktuar një përmbytje me migrantë, ka asgjësuar miliarda, kur ka ndër mend të japë dorëheqjen?
Bën pjesë pa dyshim në virtytet e mëdha të kancelares që e humbet rrallë kontrollin, kjo u konfirmua edhe këtë herë. Në vend të kësaj, ajo e shfrytëzoi rastin për të shprehur falenderime për mijëra punonjësit e Zyrës Federale të Migrimit. Kështu veprohet, kur do ta lësh që të vejë huq kundërshtari politik. Dhe: kancelarja e shfrytëzoi orën e pyetjeve për disa pozicionime shumë të qarta. A nuk do ta përfshijë ajo Rusinë sërish në grupin e shteteve të mëdha të industrializuara, pra që grupin G7 ta bëjë sërish G8? Në asnjë mënyrë, sepse "aneksimi i Krimesë ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare". Prandaj përjashtimi i Rusisë është i drejtë, tha kancelarja. Pikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...