10 tonë hashash janë sekuestruar nga policia italiane në një ish-anije peshkimi oqeanike në ujërat e ishullit të Sicilisë.
Nga operacioni antidrogë kanë përfunduar në pranga 9 persona të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Operacioni i policisë italiane ka monitoruar për 40 orë rresht anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore.
Operacioni është ekzekutuar menjëherë pasi është marrë autorizimi nga policia e vendeve të ulëta, flamurin e të cilëve mbante anija e peshkimit
Pritet të mbahet një konferencë për shtyp nga autoritetet italiane për informacione të detajuara të operacionit.