Një burrë nga Teksasi ka rrezikuar të vdesë pasi u kafshua nga një gjarpër helmues, edhe pse ai sapo i kishte prerë kokën. Burri ishte duke punuar në kopësht kur pikasi prezencën e gjarprit helmues dhe i preu kokën me lopatë. Ai u dërgua menjëherë në spital me helikopter për të marrë ndihmën e shpejtë.
Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur, mjeku dhe themelues i Institutit VIPER të Universitetit të Arizonës Leslie Boyer, pohoi se njerëzit duhet të kenë kujdes pasi prerja e kokës së një gjarpri nuk i bën ata të padëmshëm. Gjëndrat e helmeve në kokën tyre mund të vazhdojnë të funksionojnë, ndaj në rast se të hasni një gjarpër helmues është më mirë të konsultoheni me një ekspert.
Burimi: Business Insider /55news.al/