Ronaldo Schemidt, fotografi i AFP-së, ka fituar çmimin e parë për foton e vitit në ”World Press Photo 2018” për një imazh spektakolar të marrë gjatë përleshjeve në Karakas dhe që, për jurinë, simbolizon një vend që digjet.Fotografia që mori këtë vlerësim, më i larti i çmimeve prestigjioze të ”World Press Photo”, u bë vitin e kaluar gjatë përplasjeve mes forcave të sigurisë dhe kundërshtarëve të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro.Anëtarët e jurisë theksuan se kishin zgjehdur këtë foto sepse ajo shkakton një emocion të menjëhershëm,.Me vendndodhje në Meksikë, Ronaldo Schemidt ishte dërguar në Venezuelë, vendi i tij i origjinës, për të mbuluar trazirat në pranverë 2017.Më 3 maj, ai ka parë protestuesit të sulmojnë një motor të Gardës Kombëtare, serbatori i të cilit shpërtheu papritur në fytyrën e Jose Victor Salazar Balza, një manifestues 28 vjeç.“Kam ndjerë zjarrin prapa kurrizin tim dhe kam reaguar instiktivisht. Kam bërë foto pa e ditur se çfarë fotografoja. Vetëm pas disa sekondave kam kuptuar se ishte dikush që po digjej”, tregon Ronaldo Schemidt.Foto e bërë tregon manifestuesin, i cili mban një maskë kundragaz, duke vrapuar dhe me trupin e mbuluar nga flakët.Manifestuesi pësoi djegie të rënda, por mbijetoi.Për momentin, nuk kam menduar se do të fitoja çmim me këtë foto”, shton fotografi.“Isha vërtet i tronditur dhe nuk e kisha menduar kurrë se do të asistoja në diçka kaq të dhunshme”, thekson ai.Çmimi u dha dje gjatë një ceremonie në Amsterdam.