Ndërkohë që bota zien nga frika se së shpejti do të ketë luftë, Donald Trump ka nisur drejt Sirisë një armatë luftarake. Armata është e përbërë prej 12 anijesh luftarake dhe ky është përqëndrimi më i madh i flotës amerikane që prej 2013-tës. Në krye të anijeve është aeroplanmbajtësja bërthamore “USS Harry S. Truman”, me 90 avionë në bord. Ajo shoqërohet nga pesë destrojerë dhe kryqëzorë. Më tej edhe katër destrojerë janë tashmë më pranë zonës së bombardimit.Atyre iu janë bashkuar edhe dy nëndetëse bërthamore.Reagimi amerikan vjen pas sulmit me armë kimike ndaj civilëve në Siri. Amerika bën përgjegjëse qeverinë siriane për këtë sulm.
Ndërkohë edhe Rusia zyrtare është shprehur se do t’i përgjigjet me sulm çdo iniciative ushtarake të SHBA-së.