×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gjendet i vdekur në dhomën e hotelit kuzhinieri i famshëm

Premte, 08 June 2018 16:54

Kuzhinieri i famshëm amerikan Anthony Bourdain është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Paris. 61 vjeçari mendohet se ka kryer vetëvrasje.

Bourdain ishte në Francë duke punuar për episodin e tij të ardhshëm për seritë televizive “Parts Unknown”. Trupi u gjet nga një mik në dhomën e tij të hotelit herët në mëngjes.

“Me trishtim të jashtëzakonshëm, ne konfirmojmë vdekjen e mikut dhe kolegut tonë, Anthony Bourdain”, tha CNN në një deklaratë të premten në mëngjes. “Dashuria e tij për aventura të mëdha, miqtë e rinj, ushqime dhe pije të bukura e bënë atë një tregimtar unik, talentet e tij kurrë nuk pushuan të na habisin. Do të na mungojë shumë “.

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 16:57