Video/ E pabesueshme, e varrosin beben të gjallë, por mbijeton

Diel, 10 June 2018 12:20

Një bebe e porsalindur është varrosur e gjallë nga nëna adoleshente, por mrekullisht i ka mbijetuar këtij akti të tmerrshëm. Ngjarja është regjistruar në Brazil.

Në video shfaqen pamje të shpëtimit të së voglës nga ana e agjentëve të policisë të cilët kanë ndërhyrë pas njoftimit anonim. Bebja kishte 7 orë e varrosur dhe pas gjetjes është shtruar në spital dhe është në kushte të qëndrueshme. Nëna kishte besuar se fëmija që ajo kishte lindur ishte e vdekur dhe për këtë arsye e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.

Ajo është lënë e lirë pas marrjes në pyetje prej disa orësh. Gjyshja e bebes dhe stërgjyshja janë arrestuar nga policia, pasi besohet se kanë qenë ato që kanë kryer aktin e tmerrshëm.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 12:41

Video