Dimensioni ushtarak i samitit Trump-Kim

Hënë, 11 June 2018 10:19

Samiti i Singaporit mund të stabilizojë një nga rajonet më të militarizuara në botë. Pas dy Koreve të armatosura në maksikum gjenden partnerë aleancash, që gjithashtu janë rivalë mes tyre.

Më 12 qershor në Singapor pritet të organizohet një takim i vërtetë historik midis presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Partisë së Punës të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Takimi u parapri prej shkëmbime deklaratash dhe një retorikë agresive në vitin 2017 dhe në pranverën e vitit 2018. Presidenti Trump e kërcënoi Korenë e Veriut me "zjarr dhe zemërim" duke e quajtur Kimin një "si predhaxhi me mision vetëvrasës" dhe "të çmendur". Koreja e Veriut e quajti Trump "plak matuf", "të çmendur" dhe tha se nuk ka frikë as nga një "luftë totale". Kërcënimet e Koresë së Veriut u shoqëruan me prova raketash.

Në këtë kontekst nuk duhet harruar se retorika nuk është boshe, sepse që prej Luftës së Koresë të vitit 1953, në gadishullin korean gjenden përballë njëra-tjetrës, dy prej ushtrive më të mëdha të botës.

Sipas indeksit të Institutit Ndërkombëtar BICC në Bon, Koreja e Jugut është një nga vendet më të militarizuara në botë. Ajo zë vendin e gjashtë në të gjithë botën në indeksin e fundit të BICC-ut për vitin 2016.

Meqenëse nga Koreja e Veriut nuk ka informacione të plota dhe të besueshme, ajo nuk përfshihet në indeks, por mund të supozohet se edhe aty ka "një shkallë të lartë militarizimi", ´tha për DW-në Marius Bales nga BICC. "Kjo është e qartë, kur nga 24 milionë banorë 1.2 milionë shërbejnë në ushtri".

Partnerë dhe rivalë

Pas dy Koreve të armatosura në maksikum gjenden partnerë aleancash, që gjithashtu janë rivalë mes tyre. Në anën e Koresë së Veriut Republika Popullore e Kinës, në anën e Koresë së Jugut në SHBA. Marrëdhëniet mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së u sanksionuan në vitin 1953 edhe me një aleancë ushtarake. Në vitin 1961 Koreja e Veriut nënshkroi një traktat miqësie me Kinën dhe Rusinë, i cili përfshin edhe ndihmë të ndërsjellë ushtarake dhe ekonomike. Rusia e anuloi paktin e ndihmës ushtarake, me Kinën, ajo është ende në fuqi. Japonia, e cila gjithashtu ndjehet e kërcënuar nga Koreja e Veriut, luan një rol të veçantë, sepse nga njëra anë është aleat i ngushtë me SHBA-në, por nga e kaluara ka me Korenë e Jugut një marrëdhënie të tensionuar nga e kaluara koloniale dhe Lufta e Dytë Botërore.

Sa u përket armëve si Koreja e Jugut edhe ajo e Veriut kanë shumë tanke dhe armë artilerike. Kjo tregon se ushtritë e tyre janë të përgatitura për luftime të mëdha fushore në kufijtë e tyre. Koreja e Veriut ka edhe një numër të madh nëndetësesh, të cilat i përdor si potencial frikësues.

Megjithatë në rast se në një konflikt të mundshëm do të ndërhynte edhe makineria ushtarake e SHBA-së potenciali ushtarak i dy Koreve duket i parëndësishëm. SHBA-ja, si dhe Kina, ka raketa me rreze të gjatë veprimi që mund të pajisen edhe me mbushje bërthamore. Koreja e Veriut ka armë bërthamore, por se sa të afta janë ato për t'u përdorur nuk dihet me saktësi. Gjithësesi përparësia e SHBA-së në fushën e amartimit dhe të teknologjisë ndaj Koresë së Veriut është aq e madhe, sa në një rast lufte kjo e fundit nuk do të kishte asnjë shans ndaj SHBA-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...