Ndërsa Duka i Cambridge po merrte pjesë në trofeun e Polo Charity në Beaufort Polo Club në Tetbury, Gloucestershire, e gjithë vëmendja e fotografëve është përqëndruar tek princesha Charlote.
Gjatë ndeshjes, çapkënia e familjes ka bërë tifo për të atin duke u shndërruar në fansen më të zjarrtë të princit William. Sjellja e saj e ëmbël dhe e përzemërt me të atin ka rrëmbyer zemrat e gjithë të pranishmëve.
CHarlotën e shoqëronte nëna e saj dukesha e Cambridge e cila mbante veshur një fustan të thjeshtë por që dukej plot hijeshi.
Fitimet nga ndeshja e POLO-s, do të shkojnë për bamirësi, pasi William është president i shoqatës së bamirësisë “Royal Marsden” dhe “Centrepoint”, ku është pronar. /55news.al/