×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kim Jong Un nxjerr selfin e parë nga Singapori

Hënë, 11 June 2018 19:48

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shijuar një shëtitje “surprizë” në Singapor mbrwmjen e së hënës.

Vetëm disa orë para samitit me Presidentit e SHBA, Donald Trump, Kim është fotografuar duke ecur përgjatë një rruge në qendër të qytetit i rrethuar nga një grup truprojash.

Nw po të njëjtën natë, Ministri i Jashtëm i Singaporit Vivian Balrishnan postoi një “selfie” në Twitter duke buzëqeshur krahë Kim Jong Un, dhe Ministrit të Arsimit, Ong Ye Kung.

Para pak momentesh, autokolona e liderit Korean është parë duke u larguar nga Hotel “St.Regis” ku Kim do të qëndrojë gjatë takimit me Donald Trump.