Takimi Trump-Kim, Rusia bëhet “xheloze”

Tuesday, 12 June 2018 13:42

Rusia e ka komentuar me shumë skepticizëm samitin mes Trump dhe Kim Jong-un të zhvilluar në Singapor. Ndërsa Koreja e Jugut, Kina dhe Japonia kanë përshëndetur takimin mes liderëve të dy vendeve.

Rusia nuk e ka pritur me shumë entuziazëm takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Duke dashur gjithmonë rolin e protagonistit, Kremlini shprehet shumë skeptik sa i përket samitit. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, përshëndeti takimin, megjithatë tha se nuk ka parë asnjë document të asaj që është nënshkruar. Kurse më herët më i ashpër ishte reagimi i zëvendësit të tij.

“Nuk mundet të mos e presim në mënyrë pozitive hapin e rëndësishëm përpara të ndërmarrë, edhe pse djalli qëndron në detaje”, u shpreh Sergei Rijabkov.

Më tej ai nënvizoi se “sëbashku me Kinën synojnë të rikthejnë formatin e negociatave me 6 anëtarë të Fuqive të Mëdha”.

Edhe Pekini ka përshëndetur samitin mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut. Ndërsa është pyetur nga gazetarët, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës ka thënë se Rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mund të rregullohen, duke hequr disa masa ndëshkuese në mënyrë që të mbështetet eleminimi i arsenalit bërthamor.

“Kina mbështet qëndrimin se sanksionet nuk janë qëllimi kryesor”, u shpreh Geng Shuang.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili ndoqi samitin nga Seuli, ofroi urimet e tij më të përzemërta dhe përshëndeti suksesin e samitit historik.

“Bëj komplimentet e mija për guximin dhe përkushtimin e dy liderëve, presidentit Trump dhe udhëheqësit Kim, që nuk qëndrojnë me realitetin e skaduar dhe të zakonshëm por ndërmarrin hapa të guximshëm përpara për ndryshim”, u shpreh ai.

Ndërsa nënvizoi se marrëveshja e arritur në Singapor ndihmon në shkatërrimin e trashëgimisë së fundit të mbetur të Luftës së Ftohtë në botë.

Gjithashtu samiti është përshëndetur edhe nga kryeministri japonez, Shinzo Abe, i cili kryesisht falenderoi presidentin amerikan. Ndërkohë, asnjë lider i Bashkimit Europian nuk ka komentuar zhvillimet në Singapor. Ndoshta kjo heshtje paksa e çuditshme ka lidhje me përplasjet në samitin e G7-s.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...