Tension në ku me Rusinë? Norvegjia i kërkon ndihmë SHBA

E mërkurë, 13 June 2018 09:18


Norvegjia do t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara të dyfishojnë numrin e trupave amerikane të stacionuar në këtë shtet, ndonëse një hap i tillë mund të rrisë tensionet me Rusinë fqinje kanë thënë ministrat. Ky hap i njoftuar nga ministria e Jashtme dhe e ajo e Mbrojtjes në Oslo më 12 qershor, vjen pas rritjes së kujdesit mes shteteve që kanë në kufi Rusinë, pasi kjo e fundit ka ankesuar Krimenë nga Ukraina më 2014. Nëntë kombe që gjenden përgjatë bregut lindor të NATO-s kanë bërë thirrje javën e kaluar për rritje të prezencës së aleancës ushtarake në rajonet e tyre, për shkak të rritjes së shqetësimeve për agresionin rus.
Rreth 330 trupa amerikanë pritet të largohen nga Norvegjia në fund të këtij viti, pasi një kontigjent fillestar ka arritur në këtë vend në janar të vitit 2017 për të kryer trajtime për luftime në kushte të dimrit. Ata kanë qenë trupat e parë të huaj që janë vendosur në Norvegji, vend anëtar i NATO-s nga Lufta e Dytë Botërore.
Vendimi për të mirëpritur këta trupa vitin e kaluar ka zemëruar Rusinë, pasi Moska ka paralajmëruar se mund të përkeqësohen marrëdhëniet bilaterale me Oslon dhe të përshkallëzohet situata në anën veriore të NATO-s. Ministrja e Jashtme norvegjeze, Ine Eriksen Soereide, u ka thënë gazetarëve më 12 qershor se vendimi për të rritur prezencën ushtarake është mbështetur në parlament dhe nuk përbën vendim për krijimin e një baze të përhershme amerikane në Norvegji.
Ajo ka thënë se Oslo do t’i kërkojë Uashintonit të dërgojë 700 trupa ushtarakë duke filluar nga viti i ardhshëm, duke thënë se trupat shtesë do të vendosen afër kufirit me Rusinë në rajonin Troms. REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...