Koreja e Veriut ka festuar takimin historik Trump-Kim si një fitore e madhe për shtetin, ku sipas mediave pretendohet që SHBA të heqë sanksionet.
Dy liderët u takuan ditën e martë, ku nënshkruan një deklaratë të shkurtër rreth denuklearizimit dhe uljes së tensioneve. Presidenti Donald Trump tha se sanksionet do të qëndrojnë sicc janë për momentin, por edhe mund të vijë momenti që të hiqen.
Deklarata e nënshkruar në fund të samitit nënkupton nisjen e “ një marrëdhënieje të re” midis shteteve ku SHBA siguron “ siguri të garantuar” drejt Koresë së Veriut.
Gazeta zyrtare Rodong Sinmun e cilësoi samitin si “ takimi i shekullit” të pozicionuar në faqe të parë. Gjithashtu media KCNA publikoi një artikull entuziasmues në Anglisht duke i vlerësuar bisedimet si një thyerje historike nga e kaluara.