Një politikan meksikan, aktiv në goditjen e krimit të organizuar, u qëllua për vdekje gjatë kohës që po bënte një selfie me një nga mbështetësit e tij.
Fernando Purón, ish-kryebashkiaku i Piedras Negras, u vra të premten, pasi kishte marrë pjesë në një debat në Kongres.
Vrasja tronditëse e Purón u kap nga kamerat e sigurisë. Pamjet tregojnë një burrë me mjekër e kapele, që i vjen nga mbrapa 43-vjeçarit dhe e qëllon atë pas koke.
Purón vdiq rrugës për në spital.
Kandidati politik u bë i njohur për punën e tij duke luftuar kundër aleancës Los Zetas.
Gjatë debatit të tij në Piedras Negras, Purón, i cili ishte babai i një fëmije, foli për luftën kundër kësaj bande gjatë kohës që kishte funksionin e kryebashkiakut nga 2014 në 2017.