Një ish mësues i fizikës në një shkollë të mesme me emrin Muharrem Ince, që është kandidat për President të Turqisë, e ka gjuajtur poshtë oponentin e tij kryesor, Presidentin e tanishëm turk Rexhep Tajip Erdogan.
Ai është ngritur lart me një mikrofon në fushatën e tij i rrethuar me simpatizantët e tij, duke u tallur me politikat e ekonomike të Erdogan, duke e akuzuar presidentin që po e rrezikon sigurinë e shtetit për vota, si dhe duke e akuzuar atë se ka shfrytëzuar shumë të mëdha parash për pallate si dhe i ka quajtur këto të bëma të tij si “mëkate”.
“Shteti është duke kalopsuar” ka thënë Ince. Përderisa masa po brohoriste, “President Ince”.
Në këto kohë më shumë se kurrë, Erdogan është më i dobët se që ka qenë ndër vite, pasi që opozita turke është bashkuar dhe po tregohen më unik se kurrë.