Lëvizja e emigrantëve përmes Ballkanit Perëndimor u intensifikua në maj, duke arritur nivele të larta mujore për këtë vit në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), shtetet ballkanike kanë pasur një fluks emigrantësh gjatë muajit të shkuar. Në Bosnje, Mal të Zi dhe Shqipëri, u regjistruar një total prej 2,838 emigrantësh dhe refugjatësh, shifra më e lartë e raportuar që nga fillimi i vitit, thuhet në raportin e IOM.
“Një numër prej 7,402 emigrantësh dhe refugjatësh të rinj u regjistrua në Bosnje, Mal të Zi dhe Shqipëri midis janarit dhe majit 2018”,- tha IMO gjatë raportimit.
Në Shqipëri janë regjistruar 1,199 emigrantë dhe refugjatë në pesë muajt e parë të këtij viti. “Midis tre vendeve, vetëm autoritetet shqiptare raportuan një ulje të numrit të tyre muajin e kaluar – nga 293 të raportuara në prill në 147 të raportuara në maj”- tha IOM.
Më shumë se gjysma e emigrantëve dhe refugjatëve, përkatësisht 4,841, janë regjistruar në Bosnjë e Hercegovinë dhe 520 emigrantë të rinj dhe refugjatë po mbërrijnë çdo javë në vend. Pothuajse gjysma e të gjithë individëve të regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinë këtë vit ishin nga Pakistani (22%) dhe Siria (22%), të ndjekur nga ata që shpallën kombësinë afgan (14%), iranian (10%) dhe irakianë (8% vuri në dukje organizata.
Që nga fillimi i vitit, autoritetet në Mal të Zi kanë regjistruar 1,362 emigrantë dhe refugjatë, kryesisht nga Siria (46%), Pakistani (13%) dhe Algjeria (12%).
Megjithatë, aktivitetet e monitorimit të lëvizjes së emigrantëve (DTM) sipas raportit, tregojnë një rritje të lëvizjeve drejt Malit të Zi. Në maj, autoritetet regjistruan 139 emigrantë dhe refugjatë në daljen nga vendi, një rritje prej 200% krahasuar me vetëm 40 të raportuara në prill dhe 10% rritje krahasuar me 126 të identifikuar në mars.
IOM është një organizatë ndërqeveritare që ofron shërbime dhe këshilla lidhur me migrimin tek qeveritë dhe emigrantët, përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit, refugjatët dhe punëtorët emigrantë. Në shtator 2016 u bë pjesë edhe e organizatës së Kombeve të Bashkuara.