Më shumë se 190 pasagjerë rezultojnë të zhdukur pas mbytjes së një anijeje në liqenin Toba në Indonezi. Kjo shifër u bë e ditur nga policia sipas të cilëve numri i viktimave pritet të rritet sërish.
Liqeni Toba, njihet si liqeni më i madh vullkanik në botë. Turistët po festonin një festën vjetore kur anija u mbytën për shka të motit të keq.
Forcat e shpëtimit nënvizuan se nuk dihet numri i personave të ndodhur në bordin e anijes prej druri, që u mbyt në liqen.
Sipas policisë, që bazohet nga informacione të ndryshme, bëhet fjalë për 178 të vdekur. Nëse ky bilanc konfirmohet, bëhet fjalë për një prej katastrofave më të rënda detare të historisë së arkipelagut prej 1700 ishujsh. /55news.al/