Gjatë samitit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapor, janë kryer 40 mijë sulme kibernetike.
Të dhënat i ka publikuar kompania teknologjike me seli në SHBA, “F5 Networks” dhe partneri i saj për të dhënat “Loryka”.
Mësohet se 88% e sulmeve janë me bazë në Rusi, 8% në Brazil dhe 2% në Gjermani.
Kurse 2% e sulmeve kanë buruar nga shtetet e tjera, në mesin e të cilëve ndodhen edhe SHBA-ja dhe Kanadaja.
Agjencia e Sigurisë Kibernetike të Singaporit (CSA) në një deklaratë lidhur me këtë çështje është shprehur se gjatë samitit nuk është zbuluar ndonjë sulm i kryer me sukses.