Algjeria ka fikur internetin në të gjithë vendin gjatë provimeve të shkollës së mesme. Kjo masë është marrë për të eliminuar mashtrimet, nxjerrjen e tezave dhe kopjet.
Shërbimi i internetit u shkëput si në telefonat mobile ashtu edhe në telefonat fiks.
Shkëputja e internetit do të vazhdojë gjatë gjithë sezonit të provimeve. Kjo masë erdhi pas rrjedhjes së informacionit që u bë gjatë provimit në vitin 2016.
Ndërsa vitin e kaluar, autoritetet vendase i kërkuan ofruesve të shërbimit të internetit që të ndalonin qasjen e rrjeteve sociale, por përsëri kjo masë nuk ishte e mjaftueshme.
Ministrja e Arsimit Nouria Benghabrit i tha gazetës algjeriane "Annahar" se Facebook-u do të bllokohej në të gjithë vendin gjatë gjithë periudhës së provimeve. Por kjo sipas saj nuk mjaftonte, ndaj nuk duhet të qëndrohej indiferent ndaj një fenomeni siç është nxjerrja e tezës.
Rreth 700,000 nxënës do të ulen në provimet e shkollës së mesme gjatë javës së ardhshme.