×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Baroni i Rumanisë duhet të largohet

Diel, 24 June 2018 08:19

Liviu Dragnea, kryetar i socialdemokratëve në pushtet në Rumani dhe president i Parlamentit është dënuar me tre vjet e gjysmë burg. Ky është fundi i politikanit të korruptuar, mendon Robert Schwartz.

Ai mund ta dredhë si do vetë. Dhe ata njerëz që e mbështetin në partinë socialdemokratike PSD do e ndihmonin me siguri për këtë. Po tani asnjë gjë nuk e ndihmon dot më. Aq më tepër nga partia e tij.
Liviu Dragnea, i cili tërheq fijet e politikës në Rumani, do të futet në burg. Vendimi i marrë nuk është ende në fuqi dhe Dragnea do shkoj në apel. Kjo është e drejta e tij. Por në partinë e tij, PSD, ai është duke humbur mbështetjen. Numri i anëtarëve të urtë të partisë, që e mbrojnë shefin me çdo kusht është duke rënë. Në fund të fundit në lojë është e ardhmja e partisë, jo e tij. Thënë më qartë: Nëse partia kthehet në varrmihëse e demokracisë në Rumani, a do shkëputej partia nga kthetrat e Dragneas dhe kabinetit të tij privat për të guxuar një fillim të ri?
Ai tërheq fijet në qeveri
Dragnea është dënuar një herë për manipulimin e zgjedhjeve. Prandaj ai nuk lejohet të bëhet kryeministër. Duke qenë President i Parlamentit, ai sidoqoftë është i treti në hierarkinë e pushtetit në vend. Por, në postin e kryetarit të partisë ai tërheq fijet në qeverinë e formuar prej tij, si t'i teket. Kush nuk bashkëpunon hiqet. Kështu ndodhi me dy kryeministrat që kanë mbajtur pushtet që në janar të 2017. Tani në organet kryesore të qeverisë janë ulur në karrige njerëz që vijnë nga rajonet e Rumanisë jugore, aty ku Dragnea ka qenë kryetar rrethi. Në kryesim është kryeministrja Viorica Dancila, e cila në fakt kërcen vallen sipas fishkëllimës së Dragneas.
Po pikërisht rrethi prej nga vjen i është kthyer në bumerang. Duke u sjellë si "Baron i zonës" ai ka keqpërdorur atje pushtetin. Edhe dënimi i parë për manipulime në zgjedhje kishte të bënte me ndikimin e tij në këtë rajon. Tani është vetëm çështje kohe deri sa kohë mund të qëndrojë Dragnea me klikën e tij në drejtim të PSD dhe qeverisë. Sa kohë do vazhdojnë socialdemokratët të tërhiqen prej hunde nga ky grup.
Ata, ushtarët e partisë të cilët, që kur kanë ardhur në pushtet kanë vetëm një gjë në mendje, të lehtësojnë ligjet kundët korrupsionit, për të pastruar figurën e kryetarit të tyre dhe për të përmbushur ëndrrën e tij, që të bëhet ende kryeministër. Në këtë proces, shkarkohet drejtoresha e zyrës së antikorrupsionit DNA, Laura Kövesi, e cila ka pasur emër të mirë tek ndërkombëtarët. Por kjo është strategji e Dragneas. Ai nuk u tremb edhe nga përpjekjet për të hequr nga posti presidentin e shtetit, Klaus Iohannis.
Pastrimi gjeneral ka filluar
Po sërish qeveria i bën hesapet pa hanxhinë: shoqëria civile nuk e mbyll më gojën dhe ka dalë në rrugë për të protestuar. Që prej fillimit të 2017-ës, çdo ditë. Herë me shumë protestues e herë me pak. Po, pa ndryshuar drejtimin. Këto rezistenca demokratike nuk mund të injorohen më. Ndryshimi i kursit në organizatën pasuese të Partisë Komuniste duhet bërë menjëherë tani, gati 30 vjet pas ndryshimit të sistemit. Dragnea dhe intrigat e tij duhet të çfuqizohen, thuhet gjithnjë e më tepër në të gjitha krahët e partisë. Me fjalë të tjera, pastrimi gjeneral ka filluar dhe erës së Dragneas po i afron fundi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...