Zyrtare/ Mësoni kush është Presidenti i Turqisë

Diel, 24 June 2018 21:12

Reçep Tayip Erdogan rikonfirmohet President i Turqinë nga rezultatet e zgjedhjet e sotme presidenciale. Siç raporton televizioni turk TRT, janë numëruar mbi 93 përqind të kutive të votimit dhe në krye është Erdogan. Sipas medias turke, pavarësisht rezultateve në kutitë e mbetura, fituesi është Reçep Tayip Erdogan.

Erdoganit i mjaftonte më shumë se 50% të votave në total për tu shpallur fitues, duke evituar kështu një raund të dytë votimesh. Rivali më i afërt i tij, Muharrem Ince mori rreth 30 % të totalit të votave. Ish-profesori i fizikës përfaqëson Partinë Republikane të Popullit (CHP).

Përveç presidencës, zgjedhësit votuan edhe për anëtarët e Parlamentit dhe po sipas mediave turke, partia e Erdoganit kryeson edhe këtu, ndërsa votimi është ende në vijim. Kur janë numër rreth 90 përqind e kutive, koalicioni Aleanca Popullore ku përfshihet partia Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdogan kryeson me 54.14 përqind të votave. Këto zgjedhje konsideroheshin si sfida më e madhe elektorale për Erdoganin në 15 vitet e tij në pushtet.

Rreth 60 milionë zgjedhës kishin të drejtë vote. Erdogani fitoi me vështirësi një referendum në 2017 për të kaluar nga sistemi parlamentar në një presidencë të fuqishme ekzekutive. Presidenti, pas këtyre zgjedhjeve, do të ketë fuqi shtesë. Roli i kryeministrit shkrihet dhe Presidenti merr autoritetin e lëshimit të ligjeve përmes dekreteve. Turqia mbetet në gjendje të jashtëzakonshme të vendosur që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016.

Këto zgjedhje do të mbaheshin në nëntor të vitit të ardhshëm, por Erdogani i shpejtoi ato. Zgjedhjet u zhvilluan nën masa të larta sigurie. Vetëm në Stamboll, 38 mijë policë ishin në detyrë gjatë ditës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...