Një furgon është përplasur me zyrat qendrore të gazetës holandeze De Telegraaf herët në mëngjes në Holandë.
Policia ka bërë me dije se sulmi ka qenë i qëllimshëm, por fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të plagosur, veç dëme materiale.
Furgoni i bardhë u përplas në fasadën e xhamit të ndërtesës në periferi të Amsterdamit rreth orës 04:00 sipas kohës lokale dhe shpërtheu në zjarr.
Policia tha se askush nuk u plagos dhe shoferi i furgonit i cili arriti të largohej nga vendngjarja nuk është kapur ende.
De Telegraaf është e përditshmja më e madhe në Holandë, e specializuar në sport dhe krime.