akimi i Atit të Shenjtë me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Vatikan ka qenë një nga bisedat më të gjata me dyer të mbyllura të papatit.
Një takim ballë për ballë 57-minutësh për ti dhënë përgjigje çështjes së emigrantëve. Në qendër të diskutimeve mes tyre, sipas asaj që mësohet nga Vatikani, kanë qenë tema e laicizmit, klimës, Evropës dhe emigrantëve.
Gjatë takimit në Vatikan me presidentin Francës Emmanuel Macron, Papa Françesku i ka dhuruar shefit të Elizeut medaljen e San Martinos, i cili ia jep mantelin e tij një njeriu të varfër.
"Është një medalje e realizuar nga një artist roman i shekullit të shkuar, – i shpjegoi Papa, Macronit.
"Tregon San Martinon. Dhe kërkon të nënvizojë thirrjen e guvernatorëve në ndihmë të të varfërve. Të gjithë jemi të varfër".
"Para se të largohej, numri një i Elizeut i dha Bergolios, romanin "Ditari", të shkrimtarit francez Georges Bernanos.
“Është një libër që e kam lexuar gjithmonë, e kam lexuar shumë herë dhe më bëri mirë”, komentoi Papa.
Para takimit me Papën, Macron zhvilloi një vizitë në Palazzo Farnese (një prej zyrave të Ambasadës në Francë) me një delegacion të Komunitetit Sant'Egidio të kryesuar nga themeluesi Andrea Riccardi dhe Marco Impagliazzo, presidenti.
"Ne nuk futemi në çështje të ngushta politike midis Italisë dhe Francës, por Presidenti Macron shprehu dëshirën e tij për të zgjidhur problemet që lidhen me fluksin e emigrantëve në nivel evropian".
"Pa solidaritet Italia nuk do të ishte kaq e madhe"
Presidenti italian, Sergio Mattarella, duke folur për 1,300 të rinj në restorantin e komunitetit të San Patrignano deklaroi:
"Pa solidaritet Italia nuk do të ishte e madhe. Këtu mund të ndiheni solidar, dhe kjo është një trashëgimi e popullit tonë, në ADN-në e italianëve ka solidaritet. Kultura jonë, historia jonë, bukuria e vendit tonë nuk do të ishte aq e madhe apo aq e çmuar në botë pa këto të dhëna, pa këtë vlerë të solidaritetit".