Video/ Rrëzohet avioni në Indi, 5 persona humbin jetën

E Enjte, 28 June 2018 12:02

5 persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u rrëzua në një zonë të populluar të Mumbait.

Viktimat janë piloti, tre pasagjerë dhe një tjetër person që ndodhej në rrugë, në momentin që ra avioni, shkruan e përditshmja britanike “The Indipendent”.

Beechcraft King Air C90 ra në Ghatkopar, një zonë tejet e populluar, pranë një prej stacioneve më të mëdha të trenit dhe aeroportit të qytetit.

Nga raportimet paraprake  mësohet se avioni i vogël ra në momentin që po bëhej gati për ulje. Në pamjet e publikuara nga mediat në vend shihet mjeti i përfshirë nga flakët, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe ato të zjarrfikëses.

Avioni i vogël i përshtatshëm për 7 pasagjerë dhe 2 anëtarë ekuipazhi ishte pronë e qeverisë së Uttar Pradesh, një shtet në veri të Indisë në kufi me Nepalin.

Modifikuar më E Enjte, 28 June 2018 12:09

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...