Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, paralajmëroi liderët e BE-së nuk duhet të jenë shumë të sigurt në vendimin e tyre për ngritjen e të ashtuquajturave ”platforma zbarkimi” për pritjen e migrantëve në vendet e Afrikës së Veriut, pa i pyetur fillimisht ato.
“Dua të vë në dukje se ne këtu në Bruksel nuk mund të marrim vendime për vendet e Afrikës së Veriut”, tha ai.
Ai u kërkoi disa liderëve europianë të tregonin vetëpërmbajtje kur marrin vendime për qendrat e migrantëve jashtë territorit të BE-së.
“Nëse japim mesazhin se afrikanët duhet të bëjnë atë që themi ne, kjo do të jetë e gabuar”, theksoi ai. ”Ne nuk duhet t’u krijojmë atyre idenë se ky është një neokolonializëm”, tha Juncker.