Presidenti Donald Trump edhe një herë ngriti idenë për të tërhequr trupat amerikan nga Siria, këtë herë privatisht, gjatë një takimi me mbretin Abdullah II i Jordanisë në Shtëpinë e Bardhë.
Të dy krerët diskutuan gjerësisht mbi Sirinë, dhe Trumpi i tha mbretit se mundet të bëjë një marrëveshje më presidentin rus, Vladimir Putin për të ashtuquajturën ‘zonë të përjashtimit’ në jugperëndim të Sirisë që do e lejojë ShBA-në të tërhiqet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Trump tha në muajin Mars se Shtetet e Bashkuara do të "tërhiqen nga Siria shumë shpejt", pasi Pentagoni kishte theksuar nevojën që trupat amerikan i duheshin vendit për të ardhmen.
Tani Trump duket se ka mundësinë të diskutojë mbi këtë temë me Putinin kur të dy takohen në Helsinki të Finlandës, muajin e ardhshëm.
Sipas CNN, plani i Trump do të lejojë rusët të ndihmojnë liderin sirian Bashar al-Assad, që të rimarrë një zonë ngjitur me kufirin e Jordanisë.
Duke lejuar Rusinë që të ndihmojë Assadin të rimarrë zonën , Trump beson se mund ti tërheqë trupat amerikanë pa luftime nëse respektohen kushtet e vendosura.
Në këmbim, Trump kërkon nga rusët siguri që regjimi sirian nuk do i shpallë luftë trupave amerikanë.
Trump gjithashtu kërkon nga Rusia që të parandalojë luftën në Sirinë jugperëndimore dhe të bllokojë forcat iraniane.
Por edhe nëse Putini do të pajtohej me propozimin e Trump, gjithsesi nuk do të dihej me siguri nëse Rusia do ti përmbahej marrëveshjes.
Përshtati: 55news.al /cnn