Arrestohet në Turqi një ish-deputet i Partisë Republikane Popullore (CHP). Eren Erdem u arrestua në Ankara pasi Zyra kryesore e Prokurorit Publik të Stambollit lëshoi një urdhër arresti me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste.
Para se të bëhej deputet, ai ka qenë gazetar dhe gjatë kësaj kohe, Erdem akuzohet për tre vepra penale: për “ndihmë për një organizatë terroriste pa qenë anëtare”, “zbulimin e identitetit të një dëshmitari të fshehtë”, dhe “shkelje të konfidencialitetit të një hetimi penal”.
Ai akuzohet edhe për lidhje me Organizatën Terroriste Fethullahiste (FETÖ) dhe rrezikon nga 9.5 vjet deri në 22 vjet burg.
Erdem është deputet me origjinë nga Kosova në partinë e majtë turke CHP, e cila humbi përballë koalicionit të drejtuar nga Erdogan.