Një autobot me karburante ka shpërthyer në flakë në qytetin më të madh të Nigerisë, Lagos, duke vrarë të paktën nëntë vetë, thonë zyrtarët.
Më shumë se 50 automjete, duke përfshirë pesë autobusë u përfshinë nga flakët pasi autoboti humbi kontrollin dhe derdhi karburantin në autostradë.
Autoboti raportohet se u rrëzuar për shkak se frenat nuk kanë fuksionuar. Shpërthimet nga karburantet janë të zakonshme në Nigeri, prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë.
Benzina transportohet nëpërmjet rrugëve dhe mjeteve të mirëmbajtura keq. Incidenti ndodhi të enjten rreth orës 17:30 në orën lokale, në autostradën Lagos-Ibadan, një nga autostradat kryesore në qytet.