Qeveria afgane njofton fundin e armëpushimit me talebanët

Diel, 01 July 2018 09:00

Armëpushimi i njëanshëm i qeverisë me talebanët ka përfunduar.

Ky ka qenë njoftimi i bërë sot nga Presidenti i Afganistanit. Forcat afgane të sigurisë dhe të mbrojtjes mund të rifillojnë tani operacionet ushtarake, tha presidenti. Ai shtoi se është në dorë të talebanëve nëse duan të vazhdojnë luftën apo të bashkohen në përpjekjet për paqe.

Kryengritësit kanë vrarë dhjetëra ushtarë afganë në sulme në të gjithë vendin, që kur përfundoi armëpushimi i shkurtër për Fitër Bajramin këtë muaj.

Pezullimi i pashembullt i luftimeve për disa ditë u arrit në përgjigje të një armëpushimi një javor nga forcat qeveritare, që më pas u shty në dhjetë ditë, por që përfundoi sot.

Talebanët nuk i kanë përfillur thirrjet e qeverisë afgane, të cilën e quajnë “kukull” të Shteteve të Bashkuara dhe kanë kërkuar bisedime direkte me amerikanët për të ndalur luftimet. Uashingtoni nuk pranon të zhvillojë bisedime me kryengritësit dhe këmbëngul që procesi i paqes duhet të udhëhiqet nga afganët, të cilët të marrin në dorë zbatimin e tij.

Modifikuar më Diel, 01 July 2018 09:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...