Trump siguron përkrahësit se do ta pëlqejnë kandidatin për Gjykatën e Lartë

E Enjte, 05 July 2018 06:51

Presidenti amerikan, Donald Trump po siguron përkrahësit e tij se do t’u pëlqenë kandidatit për Gjykatën e Lartë që ai pritet të emërojë të hënën.
"Mendoj që do t’ju bëjë lërë përshtypje shumë të mirë”, tha zoti Trump gjatë një darke me trupat amerikane të martën në mbrëmje në Virxhinian Perëndimore.
Udhëheqësi amerikan vlerësoi të emëruarin e tij të mëparshëm për anëtar Gjykatën, Neil Gorsuch, një konservator dhe ish-anëtar i një gjykate apeli, që që prej më shumë se një viti është anëtar i Gjykatës.
Ai tha se edhe për anëtarin ardhshëm, kandidatura do të ishte po aq e goditur.
Këtë javë, zoti Trump ka intervistuar shtatë kandidatë të mundshëm, gjashtë prej të cilëve shërbejnë si anëtarë gjykatash të apelit, një shkallë më poshtë se Gjykata e Lartë, si edhe senatorin nga shteti Utah, Mike Lee.
Të gjithë janë konservatorë, në përputhje me premtimin e tij ndaj votuesve gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, se po ti jepej mundësia që të emëronte një kandidat tjetër për postin e përhershëm të anëtarit të gjykatës, ai do të përpiqej të konsolidonte një shumicë konservatore për një brez të tërë.
I emëruari nga zoti Trump, nëse konfirmohet nga Senati do të zëvendësonte gjykatësin Anthony Kennedy, që javën e kaluar njoftoi se do të dilte në pension më 31 korrik.
Kennedy konsiderohet si anëtar me pikëpamje të moderuara në institucionin më të lartë gjyqësor të vendit që ka për detyrë të interpretojë ligjet federale, përfshirë edhe respektimin e Kushtetutës. Presidenti do të prezantojë kandidatin e tij vetëm pak muaj para zgjedhjeve në Kongres, kur demokratët shpresojnë të shtojnë numrin e vendeve që kontrollojnë në të dyja dhomat:
Anthony Kennedy po del në pension pas një karriere 30 vjeçare. Vota e tij ka qenë shpesh vendimtare për vendime të rëndësishme, përfshirë abortin, kontrollin e armëve, të drejtën e votës dhe martesat e homoseksualëve.
Pa të, Gjykata do të mbetet e ndarë midis katër anëtarëve liberalë, të cilët janë emëruar nga presidentë demokratë dhe katër konservatorëve, të emëruar nga republikanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...