Rrëzimi i avionit EgyptAir, hetuesit francezë hedhin dritë mbi shkaqet

Saturday, 07 July 2018 12:42

Përfundimet bien ndesh me deklaratat e mëhershme të egjiptit, sipas të cilit eksploziv është gjetur në trupat e viktimave, çka edhe sugjeronte se avioni mund të ishte bombarduar.

66 pasagjerë dhe pjesëtarë ekuipazhi humbën jetën kur avioni që fluturonte nga Parisi në Kajro, u rrëzua mbi mesdheun lindor. Byroja franceze e aviacionit, e njohur si BEA, tha në një komunikatë për shtyp se hipoteza më e mundshme është ajo e një zjarri në kabinë ndërsa avioni po fluturonte në lartësi dhe se zjarri ishte përhapur shpejt, çka kish rezultuar me humbjen e kontrollit të avionit.

Agjensia tha se ekuipazhi mund të dëgjohej të fliste për një zjarr në kabinë në regjistruesin e zërave dhe se sistemet në bord kishin sinjalizuar tym brenda avionit. Zyrtarët egjiptianë më herët kishin thënë se aksidenti, që ndodhi shtatë muaj pasi një avion rus u rrëzua nga një bombë mbi gadishullin e Sinait, mund të kish qenë një incident terrorist.

BEA ka thënë sidoqoftë se pret raportin përfundimtar të egjiptit për të verifikuar dallimet në konkluzionet e tyre. 30 egjiptianë, 15 shtetas francezë dhe një britanik, janë mes viktimave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...