Një ngjarje e rëndë e përfunduar në tragjedi këtë të enjte në SHBA, ku një burrë rrëmbeu vajzën e tij, e vrau dhe më tej i dha fund jetës.
Me probleme dhe në të kaluarën për dhunë në familje, 23-vjeçari Lavonta Lloyd, kishte tentuar edhe një herë që ta merrte Kamaya nga e ëma, Kimberly Outlaë.
Ditën e hënë ai kishte shkuar në kopsht pa leje, por në mbrëmje vogëlushja u kthye në shtëpinë e nënës në Cruger të Mississippi, SHBA.
Gruaja po atë ditë e denoncoi ish-bashkëshortin për dhunë në familje. Pavarësisht kësaj, Lavonta ishte paraqitur sërish të martën në shtëpinë e Kimberly, duke bërë që ajo të lajmërojë policinë.
Të enjten në mëngjes, ai u rikthye sërish në shtëpinë e së bijës, ku arriti ta marrë, duke kërcënuar ish-gruan dhe duke qëlluar me armë në ajër, deri sa u largua me makinë.
Që nga ai moment nga ana e policisë nisën kërkimet për gjetjen e tij.
Por Lloyd doli nga rruga dhe u fut në një zonë të izoluar ku vrau të bijën Kamaya dhe më tej shkrepi armën drejt vetes.