Zbardhet letra e dorëheqjes së ministrit britanik, përmend vdekje

Hënë, 09 July 2018 21:15

Një një letër drejtuar kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May, ministri i Jashtëm i dorëhequr Boris Jonson shpjegon arsyet përse vendosi të largohet nga kabineti qeveritar.

Jonson e vë theksin te “Brexit” dhe procesi i gjatë i shkëputjes nga Bashkimi Europian. Ai thotë se dy vite pasi britanikët kanë votuar për daljen nga BE, qeveria është e paaftë të menaxhojë politika të rëndësishme si emigrimi dhe fondet që shpenzoheshin për BE-në.

“Kjo ëndërr po vdes mbytur në dyshime të panevojshme”, shprehet Jonson.

LETRA E PLOTË:

E dashur Theresa

Ka më shumë se dy vjet tashmë që qytetarët britanikë votuan për të dalë nga Bashkimi Evropian nën një premtim të qartë dhe kategorik se nëse votuan kështu, ata mund të merrnin kontrollin e demokracisë së tyre.

Atyre iu tha se do të ishin të aftë të menaxhonin politikat e tyre të emigrimit, riatdhesimin e parave të UK që shpenzoheshin nga BE, dhe mbi të gjitha, që do të ishin të aftë të kalonin ligjet në mënyrë të pavarur dhe në interes të qytetarëve të këtij vendi.

Brexit duhet të ishte një mundësi dhe shpresë. Duhet të ishte një shank për të bërë gjërat në mënyrë të ndryshme, të ishim më të shkathët dhe dinamikë dhe të maksimizonim avantazhet e vecanta të UK si një ekonomi globale e hapur pa kërkesa të jashtme.

Kjo ëndërr po vdes mbytur në dyshime të panevojshme.

Ne kemi shtyrë në kohë vendime të rëndësishme – duke përfshirë përgatitjet për “no deal” sikurse pata argumentuar në letrën për ju nëntorin e kaluar – me rezultatin që po duket se drejtojmë një semi-Brexit, me një pjesë të madhe të ekonomisë që mbetet e ngërthyer në sistemin e BE, por me asnjë kontroll britanik në atë sistem.

Tashmë duket se oferta e hapur për negociatat tona përfshin pranimin se ne nuk jemi të aftë të bëjmë ligjet tona. Në fakt, duket se jemi kthyer pas që nga takimi i Chequers në shkurt, ku përshkrova dyshimet e mia, si Kryebashkiak I Londrës, në përpjekje për të mbrojtur ciklistët nga kamionët. Do të kishim dashur të zvogëlonim dritaret për të përmirësuar pamjen; dhe pse mendova se këto ishin gati në treg, dhe pse mendova se do të kishte lumë vdekjesh, më shumë te ciklistet femra, na u tha se duhet të prisnim BE për të pasur një legjislacion në këtë fushë.

Kështu, në sesionin e shkuar të Chequers doli në dritë një procedurë të ndryshme nga rregullat e BE. Por edhe pse tani duket se kemi ikur nga tryeza, duket se nuk ka të drejta për një inciativë të UK. Ende, nëse Brexit do të thotë asgjë, duhet detyrimisht tu jap ministrave dhe parlamentit shancin për të bërë gjërat ndryshe, në mbrojtje të publikut. Nëse një vend nuk kalon dot një ligj për të shpëtuar jetët e ciklisteve femra – kur propozimi është I mbështetur nga cdo hallkë e qeverisë së UK – atëherë unë nuk shoh sesi vendi mund të quhet realisht I pavarur.

Ndyrshe, qeveria britanike ka shpenzuar dekada duke argumentuar kundër këtij apo asaj direktive të BE, sepse ishte e keqe apo e pamenduar. Gjendemi tani në pozicionin absurd të pohimit se duhet të pranojmë të tilla ligje të BE, pa ndryshuar një nen, sepse është esenciale për shëndetin e ekonomisë sonë – dhe kur ne nuk kemi mundësi të influencojmë këto ligje sic janë.

Dhe kështu, jemi duke u drejtuar tek statusi I kolonisë – dhe shumë mund të përfshihen të shohin avantazhet ekonomike dhe politike për këtë rregullim të vecantë.

Dhe është e qartë gjithashtu se duke dorëzuar kontrollin e rregullave tona për të mirat dhe ushqimet (ashtu sikurse edhe të tjera) do ta kemi më të vështirë për të bërë marrëveshje tregtare. Dhe kështu ka edhe pengesa të tjera në argumentim për rregullime doganore jo praktike, ndryshe sesa ka ndodhur.

Dhe cka është më shqetësuese është se jemi në një ofertë të re të hapur. Kjo do të ishte sikur të shihje përfundimin e shtetit për UK përpara se pala tjetër të ketë bërë kundërofertën. Eshtë, sikurse e mendova që ne do të jemi në pararoje Brenda një beteje me flamur të bardhë përpara tyre. Në fakt, kam qenë I shqetësuar ndërsa shihja dokumentin e të Premtes që do të ketë koncesione të tjera për emigracionin, apo që mund të përfundojmë në mënyrë efektive të paguajme për aksesin në një treg të vetëm.

Të premten pashë se krahu im I argumentave ishte I pakët për të prevaluar, dhe ju përshendeta ju që arritët në një vendim të kabinetit për të ecur përpara. Dhe sikurse thashë atëherë, qeveria mund të firmosë. Shqetësimi është nëse unë kam thënë fjalët në fundjavë dhe me ngecen në fyt. Duhet të kemi përgjegjësi kolektive. E meqë unë nuk mund të jem dakord me ato porpozime, fatkeqësisht konkludova se më duhet të shkoj.

Jam krenar që kam shërbyer si ministër i jashtëm në qeverinë tuaj. Ndërsa iki, dua të falenderoj fillimisht për durimin e tyre oficerët e metropolitikan police, që kanë qenë pranë meje e familjes time, në kohëra të vështira.

Jam krenar gjithashtu për burrat dhe gratë e jashtëzakonshme të sherbimit tonë diplomatic. Gjatë muajve të fundit ata kanë treguar sesa shumë miq ka ky vend përreth botës, ndërkohë që 28 qeveri dëbuan spiunët rusë në një protest të paprecedentë në sulmin vrasës të Skripals. Ata organizuan një samit të lartë të sukseshshëm të Commonëelth dhe siguruan një mbëhstetje ndërkombëtare për këtë fushatë të qeverisë për 12 vitet e edukimit cilësor për cdo vajzë dhe më shumë se kaq. E ndërsa le zyrën, FCO tashmë ka rrjetin diplomatic më efektiv në cdo vend në europë – një continent të cilin nuk do ta lëmë asnjëherë. 

The RT HON Boris Johnson MP

Login to post comments