Një kamikaz hodhi veten në erë në qytetin e Afganistanit, Jalalabad, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur.
Departamenti Rajonal i Shëndetit konfirmoi vdekjen e të paktën 10 personave, si dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Shpërthimi u bë pranë një stacioni karburanti, duke bërë që të shoqërohej me flakë të shumta dhe të digjte edhe disa mjete që ndodheshin pranë. Viktimat janë shumica fëmijë.