Do të mbahet më 18 korrik takimi i radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç.
Është Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila ka ftuar në takim të dy palët përfaqësuese të Kosovës dhe Serbisë për javën e ardhshme. Kjo është konfirmuar nga një njoftim për media ku thuhet se takimi do të zhvillohet në kontekstin e vazhdimit dhe lehtësimit të dialogut. Në takim pritet të bëhet shqyrtimi i progresit mbi marrëveshjet gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve deri më tani.
“Planifikimi i hapave dhe takimeve të ardhshme, me qëllim që të sigurohet që puna në mes dy palëve të vazhdojë me ritëm të intensifikuar”, thuhet në deklaratë.